spot_img
spot_img
Tuesday, February 3, 2026
spot_img
spot_img

APEL | Ish-pjesëtari i UÇK-së i diagnostikuar me tumor në veshkë ka nevojë për mbi 100 mijë euro për trajtim jashtë vendit

Liridon Rexha, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe zjarrfikës me shërbim shumëvjeçar po lufton me një gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e një tumori të avancuar në veshkë.

Sipas familjarëve, gjendja e tij është përkeqësuar ndjeshëm, duke e bërë të domosdoshëm trajtimin urgjent jashtë vendit. Ky trajtim është kompleks dhe kërkon ndërhyrje të specializuara mjekësore, të cilat tejkalojnë mundësitë financiare të familjes.

Edhe pse një pjesë e shpenzimeve pritet të mbulohet nga mbështetja e Qeverisë përmes Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, shuma e paraparë nuk është e mjaftueshme. Sipas falimjes, kostoja e përgjithshme e trajtimit mjekësor pritet të tejkalojë mbi 100 mijë euro.

Liridon Rexha iu bashkua UÇK-së në moshën vetëm 16-vjeçare, ndërsa më pas vazhdoi shërbimin e tij ndaj shoqërisë si zjarrfikës, gjithmonë në ndihmë të qytetarëve dhe në mbrojtje të jetës e pronës së tyre.

Në këtë moment të vështirë, familja bën apel për solidaritet dhe mbështetje nga qytetarët, institucionet dhe dashamirët, me shpresën se kontributi i përbashkët mund t’i japë Liridon Rexhës mundësinë për trajtimin e nevojshëm dhe shpresë për shërim.

Të dhënat për donacione:

Brenda Kosovës

Banka: Raiffeisen Bank Kosovo

Përfituesi: Liridon Rexha

Nr. i llogarisë: 1503050000509613

Nga Evropa / Jashtë Kosovës

IBAN: XK05 1503 0500 0050 9613

SWIFT/BIC: RBKOXKPR

Nr. kontaktues: 044 860 485

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit