Pas raportimeve se në Kosovë edhe fëmijë të moshës 9–10 vjeç po konsumojnë drogë, në emisionin Kosova Live, përmes një interviste, erdhi konfirmimi edhe nga Qendra e Trajtimit “Labirint”, e cila merret me parandalimin e abuzimit me drogë dhe alkool, si dhe trajtimin e varësisë nga substancat narkotike dhe alkooli.
Muharrem Ademi, përfaqësues i kësaj qendre, konfirmon se një gjë e tillë është e vërtetë, ani pse janë raste të izoluara, ku edhe ka treguar disa nga arsyet pse kjo dukuri po ndodh.
Sipas tij, kureshtja, presioni i bashkëmoshatarëve dhe normalizimi i përdorimit të substancave në shoqëri janë ndër faktorët kryesorë që po i shtyjnë fëmijët të provojnë drogën në moshë kaq të hershme.










