Kurti: Pa 5, 6 dhe 7 Marsin, pa flijimin e familjes Jashari, pa luftën e UÇK-së për liri, nuk bëhej 17 Shkurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë mbledhjes së sotme të kabinetit qeveritar, në pikën e parë të rendit të ditës për themelimin e Këshillit Shtetëror për shënimin e 28-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, foli për muajin mars – muajin e lavdisë historike.

Kurti theksoi se pa 5, 6 dhe 7 Marsin, pa flijimin e familjes Jashari dhe pa luftën e UÇK-së për liri, nuk do të kishte 17 Shkurtin.


“Shkurti është muaj feste shtetërore dhe krenarie qytetare, marsi është muaj lavdie historike dhe nderimi i sakrificës. Në kalendar vjetor, shkurti vjen para marsit, por në kalendarin e historisë sonë, para shkurtit ishte marsi. E pa 5, 6 dhe 7 Marsin, nuk bëhej 17 Shkurti, pa flijimin e familjes Jashari, nuk bëhej festa shtetërore e Republikës, pa luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për liri, nuk bëhej parakalimi i ushtrisë sonë në liri”, tha Kurti.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit