spot_img
spot_img
Tuesday, February 3, 2026
spot_img
spot_img

Rrëfimi emocionues i Arditit: ‘Lufta’ me sëmundjen e nënës e deri te planet për t’u bërë baba

Me plot emocion dhe lot, Ardit Stafaj, rrëfeu linjën e tij të jetës në Big Brother VIP Kosova 4.

Nga vdekja e babait që ndodhi natën e Vitit të Ri në vitin 2007 e deri te ballafaqimi i nënës me sëmundjen derisa ajo mbylli sytë në vitin 2020.

Për t’u kujdesur për nënën, atij ua desh t’a ndërpresë edhe karrierën.

Këngëtari i njohur shqiptar tha se si shtëpi e dytë i ishin bërë spitalet.

“Momentet që vetëm shpirti im e di edhe Zoti. Unë si fëmijë i tyre e kam bërë të pamundurën të mundur, vetëm që ajo me ditë që e ka një fëmijë hallall se ashtu më thoshte”, tha ai.

“Për së treti ripërsëritet faza e spitaleve unë kësaj radhe me qindra kilometra vetëm që e kam paramenduar rrugën e spitalit nuk doja të hyja më. Kam ardhur këtu për të nxjerr nënën time të gjallë dhe nuk më intereson asgjë tjetër, më intereson me luftu me vdekjen e saj deri në fund”, shtoi tutje.

“Kur më kanë lajmëruar që e ka kaluar operacionin me sukses nuk e di sikur, se di. Veç u ktheva nga Zoti thash, Zot mos ma merr. Nëna është e shenjtë dhe unë kam qenë shumë i lidhur me të”, tha ndër tjerash ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit