Krimet Ekonomike në Prizren kanë bastisur sot zyrat dhe banesën e Burim Shalës, i dyshuar për përfshirje në keqpërdorime të mundshme në kuadër të Eko Regjionit.
Siç raportoi Gazeta nga burimet, Shala nuk është gjetur në adresat e kontrolluara.
Kjo pasi i njëjti duket se është jashtë vendit, së paku sipas disa fotografive të publikuara në rrjet.
Konkretisht, Burim Shala ka publikuar fotografi nga Italia, përkatësisht nga qyteti i Milanos, çka ka shtuar dyshimet se ai aktualisht ndodhet atje.

Nuk dihet nëse autoritetet janë në dijeni të vendndodhjes së tij apo nëse është iniciuar bashkëpunim ndërkombëtar për rastin.
Hetimet lidhur me dyshimet për keqpërdorime në Eko Regjion janë ende në zhvillim, ndërsa institucionet përgjegjëse pritet të japin më shumë detaje në ditët në vijim.








