Elvis Hoxha, aktivist i VV-së nga Tirana e Shqipërisë, ka publikuar një video, në të cilin ka komentuar shkurtazi PDK-në dhe LDK-në.
Hoxha ka vlerësuar se ka pasur degardim strukturor te LDK-ja.
Madje, Hoxha përmendi Ibrahim Rugovën, ish-president historik, të cilin e quajti personalit, dhe Isa Mustafën, ish-kryetar i LDK-së.
“Mund të kujtoni nga ana tjetër degradimin. Degradimi është i tillë nga Rugova si personalitet ne kaluam në një parti LDK të Isa Mustafës dhe nga një burim që ishte UÇK-ja ne kaluam në formacione të PDK-së, të cilat janë bastione, shembulli radikal, klane të Sami Lushtakut. Pra regjimi ka edhe këtë degradimin strukturor të partive politike” – tha Hoxha.








