spot_img
spot_img
Thursday, February 5, 2026
spot_img
spot_img

AUV tërheq nga tregu ushqimin për foshnje APTAMIL AR 2, u gjet një toksinë në të

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës (AUV) ka njoftuar se është ndërmarrë masa për tërheqjen e menjëhershme nga tregu të një serie të produktit ushqimor për foshnje APTAMIL, pas identifikimit të një rreziku serioz për shëndetin.


Sipas AUV-së, përmes Sistemit të Alarmimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë (RASFF), është pranuar njoftimi me nr. 2026.0598, ku në një seri të këtij produkti, i cili përdoret për qëllime të veçanta mjekësore, është konstatuar prania e substancës Cereulide.

Duke qenë se niveli i rrezikut është vlerësuar si serioz, AUV, në bashkëpunim me kompaninë importuese, ka ndërmarrë masa urgjente për largimin nga tregu të produktit APTAMIL AR 2 – formulë ushqimore për foshnje, paketimi ENG 24 x 400 gramë. Produkti është prodhuar nga Nutricia Infant Nutrition Ireland Ltd. (Danone), ndërsa importues në Kosovë është kompania UNION SH.P.K. nga Vushtrria.


AUV u ka bërë thirrje të gjithë konsumatorëve që posedojnë këtë produkt të mos e përdorin atë dhe ta kthejnë në pikat e shitjes ku e kanë blerë.

Agjencia thekson se mbetet e përkushtuar në monitorimin e vazhdueshëm të tregut dhe në zbatimin e masave parandaluese dhe kontrolluese, me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve në Republikën e Kosovës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit