Flaka Surroi, opinioniste e njohur, ka komentuar aksionin e madh të Prokurorisë Themelore në Prizren, ku u ndaluan 109 persona nën dyshimin për manipulim të procesit zgjedhor.
Në opinionin e botuar në KOHA, Surroi ka vlerësuar se ky është një rast i paprecedent i kryeprokurorit Petrit Kryeziu, i cili u lavdërua gjerësisht për guximin dhe vendosmërinë për të ndjekur të dyshuarit.
“Nga numërimi i deritanishëm i rreth 53% të votave të përgjithshme, del se vetëm 4 kandidatë të AAK-së dhe nga 2 të VV-së dhe LDK-së nuk janë prekur nga hajnia e votës. Në PDK, absolutisht të gjithë janë të përfshirë – kush me vota më shumë, kush me vota më pak, të “huazuara” nga përfituesit e këtij mashtrimi” – ka shkruar Surroi, ndër të tjera në opinionin që mund ta lexoni këtu.










