spot_img
spot_img
Saturday, January 24, 2026
spot_img
spot_img

Mot ekstrem në SHBA: Temperatura bien deri në -46°C, shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Një stuhi dimërore masive ka filluar të godasë mbi gjysmën e Shteteve të Bashkuara, duke lëvizur drejt lindjes dhe duke sjellë reshje të dendura bore, akumulim të rrezikshëm akulli dhe temperatura ekstreme.

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, rreth 180 milionë njerëz janë nën paralajmërime për mot të ashpër dimëror deri të hënën. Sistemi i stuhisë pritet të shtrihet në një distancë mbi 2,000 milje, nga Teksasi deri në New England.

Në pjesën veriore të stuhisë, që përfshin zonat nga Oklahoma deri në Massachusetts, parashikohen deri në 30 centimetra borë. Ndërkohë, në jug, përfshirë Teksasin, Karolinat dhe Virxhinian, priten reshje të përziera, duke përfshirë shi të ngrirë dhe akull.

Autoritetet paralajmërojnë për akumulime katastrofike akulli, të cilat mund të rrëzojnë pemë dhe linja të energjisë elektrike. Qindra mijëra banorë rrezikojnë të mbeten pa energji elektrike për ditë të tëra, ndërsa kushtet e udhëtimit pritet të jenë jashtëzakonisht të rrezikshme, deri në të pamundura.

Erërat e forta do të sjellin temperatura ekstreme, me ndjesi të ftohti deri në -46 gradë Celsius në Rrafshnaltat veriore dhe qendrore. Më shumë se dy të tretat e popullsisë amerikane do të përjetojnë erëra të ftohta nën zero gjatë javës së ardhshme.

Deri tani, më shumë se një duzinë shtetesh kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme. Zyrtarët u bëjnë thirrje banorëve të qëndrojnë brenda, të furnizohen me ushqime, ilaçe dhe mjete të domosdoshme për katër deri në pesë ditë.

Ndikimi i stuhisë ka filluar tashmë të ndjehet në transport. Mbi 4,000 fluturime janë anuluar, ndërsa linjat ajrore, transporti publik dhe shkollat në shumë shtete kanë njoftuar mbyllje dhe pezullime aktivitetesh.

Stuhia pritet të përhapet drejt Bregut Lindor, duke arritur qytete të mëdha si Nju Jorku dhe Uashingtoni deri të dielën. Përzierja e rrezikshme e borës së madhe, akullit dhe të ftohtit ekstrem mund të dëmtojë rrjetin kombëtar të energjisë dhe të lërë miliona amerikanë të izoluar në shtëpitë e tyre.

Guvernatorja e Nju Jorkut, Kathy Hochul, deklaroi se asnjë pjesë e shtetit nuk do të ishte “imune ndaj zemërimit të Nënës Natyrë”.

/GazetaKosova/

- MARKETING -spot_imgspot_img
- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit