Shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, ka ndarë me ndjekësit e saj dashurinë që ndjen për gjyshen, Besa Sahatçiu, duke theksuar se ndihet e bekuar që e ka ende pranë.
Në një storie në Instagram, këngëtarja falënderon motrën e saj, Elenën, që i ka dërguar një video të gjyshes, ku tregohet se sa shumë momente nga jeta e përditshme i humb për shkak të angazhimeve të saj profesionale.
“Të dua, gjyshe 🧓🏻🤍 je aq e lezetshme, e mirë dhe më bën të qesh 🤣 jam shumë mirënjohëse që të kam ende dhe që i dëgjoj të gjitha historitë e tua. Faleminderit motrës që ma dërgoi këtë video dhe më mungojnë vërtet shumë momente familjare, por jam me fat që e kam këtë dhe kohën që ende e ndajmë bashkë. Jam shumë mirënjohëse për këtë. Vlerësoni njerëzit tuaj të dashur, derisa janë ende këtu”, ka shkruar Ora.










