spot_img
spot_img
Tuesday, February 3, 2026
spot_img
spot_img

Aksioni për dallavere me vota: Raportohet për 100 persona të arrestuar në Prizren – s’ka vend në burgje

Prokuroria Themelore në Prizren ka nisur mëngjesin e sotëm një aksion të gjerë kundër keqpërdorimit të votave dhe mashtrimit zgjedhor.

Si rezultat i operacionit, rreth 100 persona janë arrestuar.

Megjithatë, aksioni ka nxjerrë në pah një problem: mungesën e hapësirave për ndalim.

Prokuroria është njoftuar nga Shërbimi Korrektues i Kosovës se aktualisht nuk ka kapacitete të mjaftueshme për sistemimin e të gjithë të arrestuarve në qendrat e ndalimit.

Sipas të njëjtit raportim, bëhet e ditur se Prokuroria dhe SHKK janë në komunikim të vazhdueshëm për gjetjen e një zgjidhjeje emergjente.

Hetimet e Prokurorisë së Prizrenit ndërlidhen me keqpërdorimin e votave të kandidatëve për deputet, i cili doli në pah pas rinumërimit të vendvotimeve në këtë komunë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit