Thashethemet rreth shëndetit të presidentit amerikan, Donald Trump, kanë rifilluar pasi gjatë fjalimit të tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, iu vunë re disa mavijosje në dorën e djathtë.
Trump iu drejtua udhëheqësve dhe zyrtarëve nga e gjithë bota pas ceremonisë së nënshkrimit për themelimin e Këshillit të Paqes.
Raportohet se presidenti vuan nga pamjaftueshmëria kronike venoze, një gjendje ku venat kanë vështirësi në kthimin e gjakut në zemër për shkak të mosfunksionimit të valvulave. Kjo mund të shkaktojë ënjtje dhe ndryshim të ngjyrës në kyçet e këmbëve dhe në duar.
Sipas ekspertëve, kjo sëmundje vërehet kryesisht tek njerëzit mbi 70 vjeç dhe raportohen më shumë se 200,000 raste çdo vit.
Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se Trump u diagnostikua me këtë gjendje në korrik të vitit 2025, pasi vuri re një ënjtje të lehtë në dorën e tij.













