Alisha Lehmann ka konfirmuar romancën e saj me Montel McKenzie, futbollist dhe ish-pjesëmarrës në reality show-n Love Island, duke ndarë foto së bashku në Instagram gjatë festimit të ditëlindjes së tij të 28-të.
Postimet e tyre “dogjën” rrjetet sociale dhe shënojnë lidhjen e parë publike të Lehmann pas ndarjes nga Douglas Luiz.
Sipas mediave britanike, çifti u njoh në Baller League, ku Lehmann është menaxhere ekipi dhe McKenzie lojtar, ndërsa romanca e tyre ka nisur prej disa kohësh.








