Menaxhmenti i banores së Big Brother VIP Kosova, Benita Zena, ka lëshuar një deklaratë të publike pas debateve të fundit brenda shtëpisë.
Përmes një postimi zyrtar, ata kanë dënuar atë që e cilësojnë si bullizëm dhe kalim të kufijve të lojës nga ana e Klodit dhe Eljonës drejtuar Benitës.
Në reagim thuhet se deklarata e Klodit, “Ti i do meshkujt veç për pare”, tejkalon çdo limit dhe prek moralin e Benitës. Sipas menaxhmentit, kjo situatë ka prekur rëndë edhe familjen e banores, e cila po kalon momente të vështira pas këtyre pamjeve që ata i quajnë “të shëmtuara”.
Përveç Klodit, akuza janë drejtuar edhe ndaj Eljonës për përfshirjen e njerëzve jashtë formatit dhe historive nga e kaluara.








