“Kur u thashë prindërve se do të martohesha me Teutën, në shtëpi plasi lufta. Arsyeja? Teuta ishte e divorcuar dhe kishte një vajzë 5-vjeçare. Fjalët e nënës sime më buçasin ende në vesh: ‘Pse o bir do marrësh mbeturinat e tjetrit? Ajo ka halle, ajo nuk është më çupë, do bëhesh babai i huaj.’ Edhe shokët më tallnin nën zë: ‘Të ka hedhur trutë e gomarit, po merr grua me plaçkë.’
Për një moment u lëkunda. Shoqëria jonë është e pamëshirshme. Por sot, pas dy vitesh martesë, jam unë ai që qesh i fundit.
Të martohesh me një grua që ka kaluar një zhgënjim, është lotaria më e madhe që një burrë mund të fitojë, por pakkush e kupton. Ndryshe nga vajzat e reja 20-vjeçare që kanë naze, që kërkojnë vëmendje për çdo budallallëk dhe që jetojnë për Instagram, Teuta është një grua e vërtetë.
Ajo nuk luan lojëra. Ajo e di çfarë do dhe e vlerëson burrin që ka në krah 100 herë më shumë se dikush që nuk e ka provuar humbjen. Në shtëpi, ajo më trajton si mbret, sepse e di dallimin midis një burri të mirë dhe atij që e la.
Dhe pjesa që askush nuk guxon ta thotë me zë të lartë: Jeta intime. Mendoni se një grua e divorcuar është e dëshpëruar? Gaboheni rëndë. Një grua që ka qenë e martuar e njeh trupin e saj dhe kërkesat e burrit shumë më mirë se çdo vajzë ‘e paprekur’. Ajo nuk ka komplekse, nuk ka turp të kërkojë atë që do dhe të të kënaqë ashtu siç shokët e mi, me nuset e tyre ‘të ndershme’, vetëm mund ta ëndërrojnë.
Vajza e saj më thërret ‘babi’ dhe më do fort. Unë kam një familje të lumtur, ndërsa ata që më gjykuan, ende zihen me gratë e tyre për like-t në Facebook. Mos i dëgjoni fjalët e botës. Ndonjëherë, lumturia gjendet te ajo që të tjerët e quajnë ‘gabim’.”








