A do ta votojë LDK-ja Vjosa Osmanin për presidente? Tregon Havolli

Sokol Havolli nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka deklaruar se LDK-ja nuk do të japë votën për rizgjedhjen e Vjosa Osmanit në postin e presidentes së vendit.

Sipas tij zgjedhja e presidentit kërkon konsensus të gjerë politik, duke rikujtuar se Osmani kishte marrë mbështetjen e LDK-së pesë vjet më parë me marrëveshje të përgjithshme politike, me pritjen që ajo të përfaqësonte unitetin e vendit.

“Ne e dimë se ajo ka përfaqësuar më shumë interesat e Lëvizjes Vetëvendosje. Në këto rrethana, LDK-ja nuk ndjen asnjë detyrim që ta votojë. Nëse Vetëvendosje vendos ta çojë Kosovën sërish në zgjedhje për shkak të karriges së Vjosa Osmanit, kjo nuk është përgjegjësi e LDK-së, por e Vetëvendosjes”, tha Havolli.

Ai ka shtuar se LDK-ja nuk heq dorë nga ambicia për t’u rikthyer si partia e parë në vend.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit