spot_img
spot_img
Sunday, January 11, 2026
spot_img
spot_img

Vendim që nuk pritej, Stine largohet nga Big Brother VIP 

Këngëtari Stine ka lënë sonte shtëpinë e Big Brother VIP Albania. 

Në nisje të spektaklit, ai deklaroi se nuk ka më asnjë arsye që të qëndrojë në garë dhe se ka vendosur të largohet.

“E kam thënë disa herë arsyen. Mendoj se nuk kam më arsye që të rri këtu. Atë arsye që kisha kur hyra nuk e kam më. Arsyeja ka qenë që thjesht të luaj, tani më ka ik dëshira e lojës. Jam në vendin e gabuar, kështu që vendosa të dal. U mundova të ambientohem, por është e pamundur. Është e gjitha me veten time, s’ka lidhje me askënd”-tha Stine.

“A ka arsye Stine për të qëndruar brenda, mendoj se po. Disa herë tregoi se nuk ishte i fokusuar te loja dhe te njeri dhe kjo më krijon konfuzion kur thua nuk dua të luaj, mund të jesh njeri”-tha opinionisti Arbër Hajdari.

“Nuk dua ta ekspozoj më shumë se kaq njeriun, kjo është”-u përgjigj Stine.

“A mos ke parë gjë që je I paaftë me banorët e tjerë”-pyeti Arbri.

“Po ndoshta dhe po. Nuk është çudi e madhe. Big Brotheri im është koha që do harxhoj me familjen time, vajzën dhe gruan time”-tha Stine.

Kujtojmë që Stine po ashtu edhe pasditen së dielës mori valixhen e tij dhe i tha pjesës tjetër të shtëpisë se dëshiron të largohet.

Kjo solli reagimin e menjëhershëm të banorëve të tjerë, ku disa prej tyre u munduan ta ndalonin, ndërsa disa të tjerë e takuan. Nga ana tjetër Iliri u përlot, por më pas Stine tregoi të vërtetën se çdo gjë ishte vetëm një lojë nga ana e tij.

“Mos bëj më kështu shakash”, u shpreh Iliri i përlotur, ndërsa ishte Stine ai që e qetësoi duke e përqafuar.

/GazetaKosova/

- MARKETING -spot_imgspot_img
- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit