spot_img
spot_img
Wednesday, February 11, 2026
spot_img
spot_img

Aksioni në BKS, Pulina Nushi: Babai im pret drejtësi prej vitesh, ndërsa ish-zyrtarët dyshohen për keqpërdorime milionëshe

Gazetarja reagon pas deklaratave të kryeprokurorit në Prizren për skandalin në BKS dhe zvarritjen e dëmshpërblimeve për viktimat e aksidenteve.

Gazetarja dhe analistja në emisionin “Zanat”, Paulina Nushi-Muhaxhiri, ka reaguar pas deklaratave të kryeprokurorit të Prokurorisë në Prizren, i cili bëri të ditur se ish-udhëheqës të Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BKS), në bashkëpunim me të tjerë, dyshohen se kanë kryer transaksione të ndryshme për përfitime personale apo për persona të tretë, duke shkaktuar dëm rreth 1 milion euro.

Ajo ka ngritur shqetësimin për padrejtësitë që, sipas saj, po u bëhen qytetarëve të zakonshëm, përfshirë edhe babain e saj, i cili është invalid nga aksidenti dhe ka nevojë për trajtim të përhershëm mjekësor.

“Në anën tjetër, babai im dhe shumë qytetarë të tjerë që janë të aksidentuar, invalidë dhe me nevojë për trajtim të përhershëm, ende nuk kanë arritur t’i marrin dëmshpërblimet që u takojnë”, shprehet Nushi-Muhaxheri.

Sipas saj, lufta ligjore vazhdon, por raste të tilla keqpërdorimesh e bëjnë të dyshojë në ndërgjegjen e atyre që kanë përfituar në kurriz të të tjerëve.

“Unë nuk kam dyshim se në rastin tonë do të vijë drejtësia, por janë bërë gati katër vjet. Ndërkohë, njerëz të tjerë që nuk kanë mundësi të ‘vrapojnë’ nëpër gjykata, pajtohen me heqjen dorë”, thekson ajo.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit