spot_img
spot_img
Thursday, February 12, 2026
spot_img
spot_img

“Ti e di që unë s’jetoj dot pa ty”, rrëqeth me fjalët gruaja ish deputetit

Lajmi tronditës i ndarjes nga jeta të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, në moshën vetëm 44-vjeçare, ka tronditur familjarët, miqtë dhe kolegët e tij.

Bogdani ndërroi jetë të mërkurën paradite si pasojë e një arresti kardiak.

Bashkëshortja e tij, Edlira Çepani, reagoi me fjalë prekëse në rrjetet sociale, duke i dedikuar atij një mesazh të ndjerë:

“Ti e dije që jeta ime s’ka kuptim pa ty! Ti ishe jo vetëm gjysma ime më e mirë, por jeta ime e tërë. Ti ishe shoku, dashuria, familja dhe skuadra ime! Nuk di si të jetoj pa ty… Zoti merr pranë vetes më të mirët, por ty nuk duhej të të kishte marrë. Unë, Ajra dhe Reinarti kemi nevojë për ty”, shkruan ajo.

Homazhet dhe ceremonia e lamtumirës do të mbahen të enjten, më 19 Shtator 2024, në Sallën e Seancave Plenare të Parlamentit të Shqipërisë, nga ora 10:00 deri në 12:00.

Më pas, varrimi do të bëhet në varrezat e Sharrës.

Bogdani u gjet pa ndjenja në tualetin e një hoteli në Tiranë, pasi kishte ndjerë vështirësi në frymëmarrje ndërsa ishte duke pirë kafe me miq. Edhe pse u dërgua me urgjencë në spital, mjekët nuk arritën ta shpëtonin.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit