Reshjet e dendura të sotme kanë shkaktuar dëmtime serioze në rrugën Shtrubullovë – Korroticë e Ulët, konkretisht në segmentin pranë urës së njohur si “Te Senikt”, duke e bërë atë të pakalueshme për qarkullim.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili ka kërkuar kujdes të shtuar nga qytetarët që frekuentojnë këtë drejtim rrugor. Sipas tij, vërshimet dhe reshjet intensive kanë dëmtuar infrastrukturën rrugore pranë urës që lidh dy fshatrat.
“Reshjet e dendura dhe vërshimet, kanë dëmtuar rrugën pranë urës që lidh këto dy fshatra. Kërkohet kujdes nga qytetarët dhe të respektohen shiritët e ndalimit të kalimit në këtë segment rrugor”, ka shkruar Lladrovci në ‘Facebook’.
Lladrvoci ka njoftuar se Drejtoria e Emergjencave dhe Policia e Kosovës e kanë bërë kufizimin në rrugë me shirit parandalues pranë urës.











