spot_img
spot_img
Thursday, February 12, 2026
spot_img
spot_img

“Dhurata” e Vitit të Ri për miqtë e Hysen Durmishit: Dy vëllezërit Shabani përfitojnë miliona nga tenderi për mirëmbajtje të rrugëve

Familja Shabani nga Ferizaj po vazhdon të pasurohet nga buxheti i shtetit përmes kontratave publike të dhëna nga Ministria e Infrastrukturës. Pak para Vitit të Ri, kompanitë e vëllezërve Bujar dhe Xhelal Shabani kanë përfituar kontrata të majme në kuadër të projektit për mirëmbajtjen e Autoudhës A6, segmenti Kyçja Ferizaj – Doganaj (Hani i Elezit).

Një hulumtim i Insajderit zbulon se këto kontrata janë dhënë nga institucioni që udhëhiqet nga Hysen Durmishi, i njohur për afërsinë e tij të kahmotshme me Bujar Shabanin. Vetë Durmishi nuk e ka mohuar asnjëherë këtë lidhje, madje publikisht ka deklaruar se Shabani është mik i tij.

Kompanitë “Bageri SH.P.K.”, në pronësi të Bujar Shabanit, dhe “Dio Bes SH.P.K.”, e regjistruar në emër të vëllait të tij Xhelal Shabani, rezultojnë të jenë përfituese të rregullta të tenderëve nga Ministria e Infrastrukturës, duke ngritur dyshime serioze për favorizim dhe konflikt interesi.

Dy ditë para Vitit të Ri, kompanitë e vëllezërve Shabani rekomandohen si përfituese të tenderit milionësh

Ministria e Infrastrukturës ka shpallur një tender shumëvjeçar për “Mirëmbajtjen rutinore dhe dimërore të Autoudhëve A7 dhe A6 të Republikës së Kosovës për periudhën 2025–2028”, një projekt me vlerë që kap shifrën mbi 15 milionë euro.

Ky projekt është ndarë në disa lote, ku në dy prej tyre janë rekomanduar grupe operatorësh ekonomikë në përbërje të të cilëve bëjnë pjesë kompanitë e vëllezërve Shabani.

“Bageri SH.P.K.” (pronë e Bujar Shabanit) ka marrë pjesë në tender si pjesë e një grupi operatorësh së bashku me kompanitë “ILEAA – GR SH.P.K.” dhe “EL-BAU SH.P.K.”. Ky grup është rekomanduar për Lotin 3, me vlerë të kontratës së rekomanduar prej 209.67 euro.

Ndërkohë, “Dio Bes SH.P.K.” (pronë e Xhelal Shabanit) ka konkurruar në një grup tjetër operatorësh me “EUROKOS HOLDING SH.P.K.” dhe “VIA”, duke u rekomanduar për Lotin 4, me vlerë të kontratës prej 270.98 euro. Pra, dy kompani të së njëjtës familje kanë përfituar dy lote të ndryshme brenda të njëjtit projekt.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit