spot_img
spot_img
Thursday, February 12, 2026
spot_img
spot_img

Përmbytjet shkaktojnë situatë të rënduar në Malishevë, kryetari flet për gjendjen në këtë komunë

Shumë qytete të Kosovës po ballafaqohen sot me situatë të rënduar pas përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e shiut.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati ka gjatë një prononcimi tha se situata në komunën ku ai drejton është e rënduar sidomos në zonën përreth lumit Mirusha.

Kastrati thotë se komuna u ka dalë në ndihmë qytetarëve të prekur me të gjitha kapacitetet teksa shtoi se pas stabilizimit të situatës do të krijohet një komision vlerësues për dëmet të shkaktuara në këtë komunë.

“Gjendja është shumë e rënduar kemi pasur të reshje të mëdha të jashtëzakonshme, sidomos në lumin Mirusha që e ka shndërruar në një lum problematik. Sidomos janë të prekur banorët që shtrihen dhe jetojnë rreth këtij lumi, kështu që kemi pasur vërshime të mëdha dhe shpresoj që në ditët në vazhdim apo nesër të formohet një komsion që t’i evidentojë të gjitha dëmet dhe mundësisht t’i paguajmë dëmet e shkaktuara te qytetarët nga kjo fatkeqësi”, tha Kastrati.


Tutje ai thotë se të gjitha ekipet e emergjencës së Komunës së Malishevës janë në terren për t’i ofruar ndihmë qytetarëve të cilët kanë pasur nevojë në këtë gjendje të jashtëzakonshme.

“Të gjitha ekipet e emergjencës jemi në terren për t’i ofruar ndihmë të gjithë qytetarëve të cilët kanë pasur nevojë”, përfundoi Kastrati.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit