Një gastroenterolog i njohur ka tërhequr vëmendje të madhe në rrjetet sociale pasi ka shpjeguar se çfarë ndryshimesh ndodhin në trup vetëm dy javë pas ndërprerjes së konsumit të sheqerit. Videoja e publikuar në TikTok është bërë virale në pak kohë.
Bëhet fjalë për Saurabh Sethi, gastroenterolog i trajnuar në Harvard University, i cili ndiqet nga mbi 500 mijë persona për këshillat e tij mbi shëndetin e zorrëve. Ai shpjegon se heqja dorë nga sheqeri mund të sjellë rezultate surprizuese shumë shpejt.
“Fytyra ka shumë gjasa të humbasë pamjen më të ‘rrumbullakët’ dhe të rikthejë një formë më natyrale”, shprehet Sethi në video, e cila ka kaluar mijëra shikime. Sipas tij, fryrja dhe mbajtja e lëngjeve rreth syve fillon të ulet, ndërsa vihet re edhe reduktim i yndyrës në zonën e barkut.
Mjeku shton se këto ndryshime lidhen me uljen graduale të yndyrës në mëlçi dhe përmirësimin e metabolizmit, duke theksuar se edhe një periudhë e shkurtër pa sheqer mund të ketë ndikim pozitiv në organizëm.










