Vdes 60-vjeçari pas një aksidenti rrugor në Mitrovicë

Një person i moshës 60-vjeçare ka vdekur si pasojë e një aksidenti rrugor në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, saktësisht në fshatin Deberlluke.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një veturë dhe një kamion, ku shoferi i veturës ka vdekur, si pasojë lëndimeve të pësuara në aksident.

Për media e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Aksident trafiku me fatalitet rreth orës 11:55 është raportuar për një aksident trafiku me pasojë fataliteti i shkaktuar  në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë, përkatësisht në fshatin Deberlluke. Në aksident janë  përfshirë një veturë dhe një kamion, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident ka humbur  jetën shoferi i veturës viktima rreth 60 vjeçar. Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje dhe po zhvillojnë hetimet për  aksidentin”, thuhet në përgjigjen e Zahitit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit