spot_img
spot_img
Wednesday, December 31, 2025
spot_img
spot_img

Ish-banorja e Bigut ‘shpërthen’ ndaj Elijonës: Një person false, po ec me badigarda

Ish-konkurrentja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Shkurta Haxhia, ka ndarë ndjenjat dhe kritikat e saj pas daljes nga shtëpia më e famshme në Kosovë. E ftuar në një emisionin ajo nuk nguroi të komentonte mbi dinamiken brenda këtij formati dhe të shprehë pakënaqësinë e saj ndaj disa prej konkurrentëve.

Shkurta u shpreh për Elijonën, duke e quajtur një person “false”. Ajo tha: “E preferuara e publikut po ec me badigarda, ka avokatë si jashtë ashtu edhe brenda. Njëra prej tyre, Leonora.”

Ish-konkurrentja u eliminua të premten pas një zarfi të zi që erdhi brenda BBVK. Ajo ishte në nominim bashkë me Alba Pollozhanin, Benita Zenën, Dolcen dhe Labinot Rexhën, por fatin e vendosi publiku.

Pas daljes nga shtëpia, Shkurta nuk i kurseu kritikat ndaj produksionit dhe opinionisteve, duke shprehur ndjenjën se procesi nuk ishte i drejtë për të. Ajo tha me vendosmëri: “Më është bërë një padrejtësi e madhe dhe nuk e meritoja të dilja.”

Komente të tilla nga ish-konkurrentët nuk janë të rralla dhe shpesh ngrenë polemika rreth mënyrës se si zhvillohet programi dhe ndikimit të publikut në votim. Dalja e Shkurtës ka sjellë një valë diskutimesh në rrjetet sociale, ku fansat ndajnë mendime të kundërta për vendimin e produksionit dhe sjelljen e saj brenda shtëpisë.

Me këtë eliminim, dinamika brenda BBVK duket se do të ndryshojë, ndërsa rivalitetet dhe strategjitë e konkurrentëve mbeten në qendër të vëmendjes së publikut.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit