Gjysma e votave të kandidatëve janë numëruar deri më tash dhe janë publikuar në platformën zyrtare të Komisionit Qendror Zgjedhor.
Tashmë veçse është ekziston një para-fotografi se si do të duket përbërja e Kuvendit të Kosovës të votuar në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit, 2025.
Ndonëse ende s’është finale për t’u thënë, pa u numëruar votat e diasporës me postë, në konsulata, me kusht dhe votat e votuesve me nevoja të veçanta, në vija të trasha dihen numrat dhe pesha e secilës parti në parlament.
- Vetëvendosja në 49,3%.
PDK në 21.0%.
LDK në 13.6%
AAK në 5.7%.
Por, ja kush janë ndër më të votuarit në 50% të votave të kandidatëve të numëruara.
Në Vetëvendosje është si rëndom balli i kahershëm i partisë, prej Albin Kurtit e teposhtë; por, që menjëherë bjen në sy që Donika Gërvalla është më e votuar se Xhelal Sveçla, gjë që shënon dallim me zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025. Risi dhe e pakakontë del të jetë ish-kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma, i cili është i 16-ti më i votuari deri më tash në Vetëvendosje me 17,473 vota. Suma i një komune me trup tejet të vogël elektoral, e ka shumëzuar me dhjetë votën në mbarë Kosovën deri më tash.

Në Partinë Demokratike të Kosovës ka shënuar ngjitje të madh Arian Tahiri i Mitrovicës, i cili renditet i dyti pas Bedri Hamzës. Për herë të parë në garë për parlament dhe figurë e re në politikë, Tahiri i ka kapërcyer figurat më të etabluara të PDK-së, ku deri tash numëron 35 mijë e 500 vota (në 50% e numëruar). Të tjerë të votuar në PDK, janë Përparim Gruda që renditet i treti, i cili po ashtu figurë e re që i ka hyrë garës për kuvend po ashtu këtë vit. Arben Mustafa i Gjakovës po ashtu për herë të parë në garë prej sivjetshi, ka hyrë në top 10shen më të votuar të PDK-së.

Në Lidhjen Demokratike të Kosovës që shënoi rënie të ndjeshme në këto zgjedhje, risi është Janina Ymeri e Ferizajt, e cila ka arritur që ndonëse për herë të parë në garë, të hyjë në top 10shen më të votuar. I treti më i votuar në LDK është Ukë Rugova, i biri ish-Presidentit, Ibrahim Rugovës. Po ashtu, Avdullah Hoti dhe Hykmete Bajrami duket të kenë kapërcyer në votë Doarsa Kica-Xhelilin, e cila ishte e dyta më e votuara në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Paris Guri i trumbetuar për figurë rinore të LDK-së s’duket ta ketë fatin të hyjë në Kuvend të Kosovës kësaj here.

Në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës duket të kthehet Besnik Tahiri i cili në zgjedhjet e kaluara s’ia kishte dalur të bëhej deputet. Agim Çeku renditet i pesti më i votuar, por që për shkak të kuotës gjinore mund t’i rrëzohet mundësia për t’u bërë deputet.









