spot_img
spot_img
Tuesday, December 30, 2025
spot_img
spot_img

Numërohen gati gjysma, cili është dallimi mes liderëve të partive në votat që kanë marrë deri tani 

Në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë duke vazhduar përditësime te votave të kandidatëve për deputetë.

Në përditësimin e bërë pas orës 17:00, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nga numërimi i 47,75% të kutive ka marrë 165 mijë e 893 vota.

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka 75 mijë e 124 vota.

Lumir Abdixhiku i Lidhjes Demokratiket të Kosovës kur numërimi po i afrohet gjysmës së kutive, ka marrë vetëm 36 mijë e 190 vota.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, në numërimin e bërë deri tani, ka siguruar 18 mijë e 184 vota.

Numri i votave të liderëve të partive politike ndryshon në përditësimet që bëhen në faqen e KQZ-së meqë numërimi është duke vazhduar.

Në zgjedhjet e 28 dhjetorit, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë parti e parë me një diferencë dukshëm të madhe nga partia e dytë dhe e tretë. Partia që drejton Kurti pritet të marrë 56 deputetë në Kuvendin e Kosovës, gjë që pritet t’ia mundësojë krijimin e qeverisë së re vetëm me pakicat joserbe.

Mbetet të shihet se cili do të jetë qëndrimi i PDK-së që ka dalë parti e dytë me rreth 21 % të votave dhe i Lidhjes Demokratike të Kosovës që ka pësuar një rënie dhe renditet e treta me 13.57 %.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit