spot_img
spot_img
Tuesday, December 30, 2025
spot_img
spot_img

Cila është koha më e mirë e ditës për të pirë kafe?

Studimet vazhdojnë të tregojnë përfitimet shëndetësore të kafesë, duke vënë në pah se koha më e mirë për ta konsumuar atë është mëngjesi.

Sipas studiuesve, kafeja mund të ulë rrezikun nga sulmi në tru dhe zemër, të ndihmojë në ruajtjen e masës muskulore dhe madje lidhet me jetë më të gjatë, për sa kohë që nuk shtoni shumë sheqer në çdo filxhan.

Studimet kanë treguar se nuk ka rëndësi vetëm sa kafe pini, por edhe kur i pini, ka raportuar AOL.

Studimi i publikuar në European Heart Journal ka analizuar lidhjen mes kohës së pirjes së kafesë dhe jetëgjatësisë. Studimi ka përfshirë mbi 40 mijë të rritur në SHBA, të cilët raportuan çka dhe kur konsumonin ushqime dhe pije, përfshirë kafen.

Të dhënat u krahasuan me shkaqet e vdekjeve gjatë një periudhe 9-10 vjeçare.

Rezultatet kanë treguan se personat që pinin kafe në mëngjes kishin:
– 16 për qind rrezik më të ulët për vdekje nga çdo shkak
– 31 për qind rrezik më të ulët për vdekje nga sëmundjet e zemrës

Në krahasim, ata që pinin kafe gjatë gjithë ditës nuk kishin ulje të rrezikut krahasuar me personat që nuk pinin fare kafe.

Përfitimet u panë si te ata që pinin dy deri në tre filxhanë në mëngjes, ashtu edhe te ata që pinin më shumë se tre. Ndërsa personat që pinin vetëm një filxhan ose më pak përfitonin më pak.

Sipas autorit kryesor të studimit, profesorit Lu Qi, rëndësi nuk ka vetëm fakti nëse pini kafe apo sasia që pini, por edhe koha e ditës kur e konsumoni.

Ai ka theksuar se udhëzimet ushqimore zakonisht nuk flasin për kohën e konsumimit, por ndoshta kjo duhet të ndryshojë në të ardhmen.

Kafeja përmban antioksidantë, si acidet fenolike dhe flavonoidet, të cilat ndihmojnë në mbrojtjen e trupit nga dëmtimet qelizore dhe proceset inflamatore. Ajo gjithashtu ndikon pozitivisht në humor dhe energji.

Sipas mjekëve, pirja e kafesë në mëngjes lidhet me përfitime më të mëdha sepse respekton ritmin natyror të trupit. Konsumimi i kafeinës më vonë gjatë ditës mund të prishë gjumin dhe prodhimin e melatoninës, çka mund të zbehë përfitimet shëndetësore.

Studime të tjera kanë treguar se gjumi i dobët ose mungesa e gjumit lidhen me rrezik më të lartë për probleme shëndetësore dhe vdekje të parakohshme, sidomos te personat e moshës së mesme dhe të moshuarit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit