Zyrtarët policorë kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë cak i kërcënimeve nga persona e grupe të ndryshme, që në shumicën e rasteve motivet lidhen edhe me punën e tyre zyrtare. Ngjarje të tilla ndodhin gjatë kohës kur policët janë me uniformë.
Një rast i tillë ka ndodh dje edhe në Rahovec, ku një 19 vjeçar është arrestuar pasi ka kërcënuar një zyrtar policor në detyrë.
Gazeta mëson se personi i arrestuar është Ermal Honduzi.
Ky i fundit dyshohet se e kanosi policin pasi e gjobiti si pasojë e mosregjistrimit të motoçikletës.
Pas arrestimit dhe shoqërimit në stacion, i dyshuari me urdhër të Prokurorit është dërguar në mbajtje.











