spot_img
spot_img
Monday, December 29, 2025
spot_img
spot_img

Albin Kurti falënderon qytetarët pas fitores historike: Jeni shumë, madje aq shumë sa shumicës nuk ua njohim e dimë emrin

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka falënderuar qytetarët pas fitores së partisë së tij në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Në një postim në Facebook, ai shkruan: “Mirëdita të dashur qytetarë, Në dhjetë ditë fushatë, dhjetëra mijëra duar të shtrënguara e mijëra dyer të hapura nga ju në qindra takime e tubime anembanë. Na pritët me ngrohtësi e besim, e për këtë ju falënderoj përzemërsisht. Jeni shumë, madje aq shumë sa shumicës nuk ua njohim e dimë emrin. Dhe, u angazhuat pa kursim për fitoren e VETËVENDOSJE!-s me partnerë, për fitoren tuaj.”

Një falënderim i veçantë Kurti ia ka kushtuar diasporës.

“Të dashur bashkatdhetarë që erdhët nga Evropa, Amerika e nga çdo cep i botës, ose që votuat me postë apo fizikisht pardje në ambasadat e konsullatat tona, u jemi mirënjohës përjetë për kontributin tuaj të pamatshëm për liri e shtet dhe komb, si dhe për përkrahjen vendimtare që e bëri fitoren në këto zgjedhje aq madhështore saqë historike. Puna vazhdon, siguria e begatia do të shtohen. Na priftë e mbara!”

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit