Koordinatorja e Komiteteve në LVV thotë se sukseset zgjedhore janë fryt i përkushtimit dhe këmbënguljes ndër vite.
Koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, ka deklaruar se fitorja e kësaj partie nuk është as rastësi e as aksident, por rezultat i punës së madhe dhe të ndershme.
Në një postim të publikuar, Mihali ka theksuar se fitoret e Lëvizjes Vetëvendosje gjatë gjashtë viteve të fundit janë arritur përmes angazhimit të vazhdueshëm dhe refuzimit të kompromiseve që, sipas saj, cenojnë parimet.
“Me rëndësi është të sqarohet që fitoret e Lëvizjes VETËVENDOSJE! këto gjashtë vite nuk kanë qenë as rastësi, as ‘aksident’. Ne punojmë. Shumë. Dhe ndershëm”, ka shkruar Mihali.
Ajo ka shtuar se Lëvizja Vetëvendosje nuk dorëzohet dhe nuk lëshon pe, duke theksuar se aftësia për të thënë “jo” është pjesë e identitetit politik të kësaj partie.
“Nuk dorëzohemi. Nuk lëshojmë pe. Dimë të themi jo. Dhe mbi të gjitha, e duam shumë Kosovën”, ka përfunduar Mihali.








