spot_img
spot_img
Monday, December 29, 2025
spot_img
spot_img

LVV drejt 56–57 mandateve, ja sa deputet fituan partitë politike

Eugen Cakolli nga KDI, bazuar në rezultatet dhe trendin e deritanishëm, Lëvizja Vetëvendosje pritet të sigurojë 56 mandate, tetë më shumë se në zgjedhjet e kaluara, ndërsa PDK do të ketë 23 mandate, LDK 15 dhe AAK 6 mandate.

Sipas tij, Lista Serbe pritet të ketë 9 mandate, ndërsa komunitetet jo-shumicë ndajnë mandatet e mbetura.

Cakolli thekson se me procesimin e votave të mbetura brenda Kosovës, ndryshime të vogla mund të ndodhin mes LVV-së, PDK-së dhe LDK-së. Megjithatë, rreth 50–60 mijë vota nga diaspora mund të ndikojnë në rezultatin përfundimtar, ku LVV mund të arrijë deri në 57 mandate, ndërsa lëvizje të vogla priten edhe te PDK dhe LDK.

Postimi i plotë:

Sipas rezultateve dhe trendit të deritanishëm, ndarja e mandateve është si vijon:

LVV: 56 mandate (8 më shumë se në zgjedhjet paraprake);
PDK: 23 mandate (1 më pak se në zgjedhjet paraprake);
LDK: 15 mandate (5 më pak se në zgjedhjet paraprake);
AAK: 6 mandate (2 më pak se në zgjedhjet paraprake; ose 1 më shumë nëse ish-deputetët e NISMA-s llogariten veçmas);
Lista Serbe: 9 mandate;
GI SPO: 1 mandat;
KDTP: 2 mandate;
VAKAT: 1 mandat;
NDS: 1 mandat;
SDU: 1 mandat;
IRDK: 1 mandat;
PLE: 1 mandat;
LPRK: 1 mandat;
PSA: 1 mandat;
JGP: 1 mandat.
Me procesimin e votave të mbetura brenda Kosovës, i vetmi ndryshim i mundshëm në numrin e mandateve mund të ndodhë mes PDK-së (që mund të fitojë një mandat në dëm të LVV-së) ose LVV-së (që mund të fitojë një mandat në dëm të LDK-së).

Megjithatë, me rreth 70 mijë votues jashtë vendit, votat e të cilëve janë në lojë – ndonëse në skenarin më realist numri i votave të konfirmuara pritet të jetë rreth 50-60 mijë – rezultati final mund të pësojë ndryshime të mëtejshme.

Nëse merren për bazë rezultatet e votimit jashtë vendit më 9 shkurt dhe trendet e zakonshme të votimit me kusht, rezultati përfundimtar mund të jetë:

LVV: ~50.1% deri ~50.8% (56-57 mandate)
PDK: ~20.2% deri ~20.6% (22-24 mandate)
LDK: ~13.1% deri ~14.2% (14-16 mandate)
AAK: ~5.2% deri ~5.7% (6 mandate)

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit