Lëvizja Vetëvendosje ka dalë partia e parë nga zgjedhjet e mbajtura më 28 dhjetor.
Sipas Exit Poll-it të publikuar nga Baton Haxhiu, Vetëvendosje ka marrë 43.5 për qind të votave.
Ndërsa Exit Poll-i i UBO Consulting ka renditur LVV-në me 45.7% të votave, ku në bazë të kësaj ky subjekt do të ketë 52 deputetë.
Sipas Exit Poll-it të Klan Kosova, Lëvizja Vetëvendosje është radhitur e para me 44.1%.








