Janë publikuar rezultatet e para sipas Exit Poll-eve.
PIPOS në Klan Kosova:
Këto janë përqindjet që i kanë marrë partitë politike sipas kësaj kompanie, përcjell Insajderi.
Lëvizja Vetëvendosje 44.1 %.
Partia Demokratike e Kosovës 23.9%.
Lidhja Demokratike e Kosovës 16.1%.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 5.8%.
Nisma Socialdemokrate 1.1%.
Albanian Post dhe T7 po ashtu kanë publikuar në Pressing Exit-Poll-in për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Sipas rezultateve të këtij Exit-Polli:
Lëvizja Vetëvendosje ka marrë: 43.5 %
Partia Demokratike e Kosovës ka marrë: 23.6 %
Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë: 15.9 %
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë: 7.2 %
Të tjera: 9.8 %
RTV Dukagjini ka publikuar Exit Pollin e realizuar nga kompania UBO Consulting.
Sipas këtij rezultati fitues e zgjedhjeve është LVV 45.7% pasuar nga PDK 22%, LDK 15.6% AAK 5.3% dhe Nisma 1.7%.

Feka ka deklaruar se marzha e gabimit është 1%, ndërsa matjet janë kryer në 80 qendra të votimit anembanë Kosovës.








