Mbi 165 mijë qytetarë me të drejtë vote kanë votuar deri në orën 11:00 të dielën.
Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka njoftuar se 165,404 persona, ose 8.27% e votuesve, kanë përdorur të drejtën e tyre të votës deri tani.
Ai tha se: “Nga të dhënat që kemi marrë nga rreth 94% e vendvotimeve, numri i qytetarëve që kanë votuar është 165,404 votues, apo 8.27%. Në të njëjtën kohë, në zgjedhjet e shkurtit kishin votuar 169,650 votues.”








