spot_img
spot_img
Saturday, December 27, 2025
spot_img
spot_img

Shitja e F-35 ndaj Turqisë gabim strategjik: Një alarm nga Izraeli për Uashingtonin

Një artikull i publikuar në Wall Street Journal, nënshkruar nga analisti izraelit Amit Segal, ngre shqetësime serioze për një mundësi të re shitjeje të avionëve luftarakë amerikanë F-35 drejt Turqisë, duke paralajmëruar se një vendim i tillë mund të sjellë destabilizim të rrezikshëm dhe madje përplasje të armatosur në rajon.

Në analizën e tij, Segal thekson se retorika dhe veprimet e presidentit turk Rexhep Taip Erdogan kundër Izraelit e bëjnë jashtëzakonisht problematike forcimin e flotës ajrore turke me teknologji ushtarake të avancuar amerikane. Ai nënvizon se Erdogan e akuzon vazhdimisht Izraelin për synime ekspansioniste, ndërkohë që vetë ndjek një axhendë revizioniste të inspiruar nga nostalgjia për Perandorinë Osmane.

Autori e përshkruan sjelljen e Erdoganit si një formë “projektoni psikologjik”, ku udhëheqësi turk i atribuon Izraelit qëllime që në fakt pasqyrojnë ambiciet e veta. Kur akuzon Izraelin për zgjerim territorial, është ai vetë që ëndërron rikthimin e ndikimit osman. Kur flet për kërcënime ndaj Turqisë nga Izraeli, injoron thirrjet e veta për shkatërrimin e Izraelit. Kur e akuzon Izraelin për gjenocid ndaj palestinezëve, refuzon njohjen e gjenocidit të kryer nga Turqia ndaj armenëve. Dhe kur kritikon transformimin e xhamisë Al-Aksa, harron që vetë ka shndërruar muzeun e Shën Sofisë në Stamboll në xhami, përballë protestave ndërkombëtare.

Në vijim të analizës, Segal përshkruan Turqinë si një aktor gjithnjë e më destabilizues në botën myslimane, që mbështet organizata terroriste dhe nxit tensione në rajon. Përmend ndihmën që Ankaraja dyshohet se i ka dhënë Pakistanit kundër Indisë, bazat ushtarake që po ndërton në Sri Lanka dhe mbrojtjen që u ofron drejtuesve të Hamasit.

Sipas autorit, fakti që Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë sërish mundësinë e furnizimit të Turqisë me avionë F-35 është thellësisht shqetësues. Ai përmend deklaratën e ambasadorit amerikan në Ankara që foli për bisedime “produktive” mbi këtë temë, si dhe një burim të lartë izraelit që ka thënë se mundësitë që shitja të miratohet janë rreth 40%, shumë më lart se disa javë më parë.

Artikulli përfundon duke paralajmëruar se një shitje e tillë mund të sjellë përfitime ekonomike afatshkurtra për SHBA, por do të minonte ekuilibrin strategjik në rajon dhe avantazhin ushtarak cilësor të Izraelit – të cilin Uashingtoni është zotuar ta ruajë. Forcimi ushtarak i një Turqie gjithnjë e më agresive, përfundon Segal, do të ishte një gabim strategjik me pasoja të rënda në planin afatgjatë.

Amit Segal është kryeanalist politik në Channel 12 News në Izrael dhe autor i librit “Një telefonatë në orën 4 të mëngjesit: Trembëdhjetë Kryeministra dhe vendimet që formësuan politikën izraelite”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit