spot_img
spot_img
Saturday, December 27, 2025
spot_img
spot_img

Nqs ‘Nisma’ nuk e kap pragun, Albini mund ta rikapë Kryeministrinë…

Shkruar nga Eduard Zaloshnja

Në zgjedhjet kuvendore të shkurtit të këtij viti, Vetëvendosja e Albin Kurtit arriti të sigurojë vetëm 48 ulëse në Kuvendin e Kosovës. Me ndihmën deputetëve të pakicave joserbe, ai arriti të kapë deri në 57 vota për mandatin e tij kryeministror, 4 më pak se 61 që i duheshin. Si rrjedhojë, do të zhvillohen përsëri zgjedhje kuvendore në Kosovë.

Këtë të diel, votuesit e Kosovës brenda e jashtë saj, votojnë për Kuvendin e ri të Kosovës. Por ka dy ndryshime të rëndësishme elektorale nga zgjedhjet e shkurtit.

Së pari, me stërzgjatjen e proceseve parlamentare, Albini arriti që t’i shtyjë zgjedhjet deri tani, më 28 dhjetor, kur shumë votues nga diaspora vijnë të kalojnë pushimet në Kosovë. (SHËNIM: Vetëvendosja ka patur epërsi vitet e fundit në diasporë…).

Së dyti, ‘Nisma’ e Limajt është shkëputur nga koalicioni me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës të Haradinajt (në zgjedhjet e shkurtit ‘Nisma’ e Limajt siguroi 3 ulëse në Kuvendin e Kosovës në koalicionin me Haradinajn). Duke garuar më vete tani, ‘Nisma’ e Limajt duhet të kapë pragun 5% në rang shtetëror. Përndryshe, 3 ulëset e saj mund t’i shkojnë përpjestimisht Vetëvendosjes dhe PDK-së (e para dhe e dyta në renditje).

Një ndërthurje statistikore e votave të diasporës, me një dështim të ‘Nismës’ për ta kapur pragun 5%, mund të prodhojë deri në 51 ulëse për Vetëvendosjen. Dhe Albinit pastaj thjesht do t’i duhen votat e 10 deputetëve të pakicave joserbe, për ta rikapur kryeministrinë…

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit