spot_img
spot_img
Saturday, December 27, 2025
spot_img
spot_img

Abdixhiku: Zgjidhni LDK, shpresën e parë dhe të fundit të Kosovës, zgjidhni numrin 123

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku ka shkruar në Facebook pas përmbylljes së fushatës zgjedhore në Prishtinë.

Abdixhiku ka bërë thirrje që më 28 dhjetor të votohe LDK-ja dhe lista e tyre.

“Në atë fletë, zgjidhni tri shkronja të arta, ato që e bënë historinë, e që thërrasin sot për të ardhmen. Zgjidhni LDK, shpresën e pare dhe të fundit të Kosovës. Zgjidhni numrin 123, dhe kandidatët tanë nga kjo listë fituese.” – ka shkruar ai.

Postimi:

Kjo nuk ishte vetëm një fushatë. Kjo është ftesë për t’u ngritur. Për t’u bashkuar. Për t’u kthyer te arsyeshmëria, te maturia, te shteti, te shpresa.

Kjo është ftesë për ta ndalur rënien, për ta mbyllur kapitullin e krizës dhe për të hapur kapitullin e një Republike që funksionon, të një shteti që respekton qytetarin, të një Kosove që ecën drejt perëndimit, jo drejt humbjes.

Sonte e nisim këtë rrugëtim së bashku.

Më 28 dhjetor, do ta vulosim së bashku.

Atë ditë, secili prej jush do ta ketë në dorë një fletë. Mund të duket e vogël, një copë letër e thjeshtë, por aty brenda është e shkruar e ardhmja e këtij vendi.

Aty është shkruar nëse Kosova do të mbetet peng i aventurës e popullizmit, apo do të kthehet në rrugën e vet natyrale – rrugën e shpresës, të zhvillimit, të integrimit euroatlantik.

Në atë fletë, zgjidhni tri shkronja të arta, ato që e bënë historinë, e që thërrasin sot për të ardhmen. Zgjidhni LDK, shpresën e pare dhe të fundit të Kosovës. Zgjidhni numrin 123, dhe kandidatët tanë nga kjo listë fituese.

Mbi të gjitha, zgjidhni shpresën.

Unë jam Lumir Abdixhiku.

Ky është ekipi i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Me besim në Zot, me vullnet për vendin, me dashni për njerëzit tanë dhe me përgjegjësi për të ardhmen që na pret, zotohemi se do të ju prijmë me dinjitet.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit