spot_img
spot_img
Friday, December 26, 2025
spot_img
spot_img

Zgjedhjet në Kosovë dhe protestat në Serbi, Joseph parashikon ndikimin në rajon

Profesori i njohur amerikan, Edward Joseph, ka theksuar në një postim në rrjetin social “X” se rajoni i Ballkanit vazhdon të jetë tejet dinamik, pavarësisht periudhës festive që po kalon.

Ai ka vënë në dukje se zhvillimet politike në këtë rajon, veçanërisht zgjedhjet në Kosovë dhe turbullirat në diplomacinë serbe, mbeten tema të nxehta që e karakterizojnë këtë periudhë.

Joseph ka përmendur zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor, duke i cilësuar ato si një moment kyç për të ardhmen politike të vendit. Ai gjithashtu ka trajtuar situatën e tensionuar në Serbi, ku protestat dhe sanksionet ndërkombëtare, përfshirë ato të vendosura nga Administrata e Trump për industrinë e naftës serbe, kanë krijuar një atmosferë të pasigurisë dhe destabiliteti.

“Edhe gjatë periudhës së festave, Ballkani mbetet një rajon me lëvizje të shpejta. Zgjedhjet e rëndësishme të 28 dhjetorit në Kosovë do të kenë ndikim të madh në stabilitetin e vendit. Nga ana tjetër, situata në Serbi vazhdon të përkeqësohet, duke ndikuar drejtpërdrejtë në diplomacinë dhe politikat e jashtme të Beogradit”, shkroi Joseph në postimin e tij.

Profesori amerikane ka nënvizuar se, megjithë periudhën e festave, Ballkani vazhdon të jetë një rajon i nxehtë politikisht, ku tensionet dhe pasiguria janë të pranishme në çdo hap. Ai ka paralajmëruar se këto zhvillime mund të kenë ndikime të mëdha jo vetëm në nivelin politik, por edhe në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe proceset diplomatike që po zhvillohen në rajon.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit