Gjenerallejtënant Fanil Sarvarov u vra me anë të një sasie eksplozivi të vendosur poshtë makinë së tij, mëngjesin e sotm. Ai u bë rusi i fundit i profilit të lartë që u vra që kur Vladimir Putin urdhëroi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në vitin 2022.
Por që nga viti 2022 ka pasur një numër ekzekutimesh të tilla.
22 dhjetor 2025, Gjenerallejtënant Fanil Sarvarov vritet nga një bombë që shpërthen nën makinën e tij Kia Sorento në jug të Moskës. Sarvarov ishte kreu i drejtorisë së stërvitjes operacionale të ushtrisë së Shtabit të Përgjithshëm Rus. Hetuesit rusë thonë se dyshojnë për përfshirjen e shërbimeve speciale ukrainase, megjithëse nuk ka asnjë koment të menjëhershëm nga Kievi.
25 prill 2025, Gjenerallejtënant Yaroslav Moskalik, 59 vjeç, vritet nga një bombë në makinë pranë Moskës. Moskalik ishte zëvendësdrejtor i Drejtorisë Kryesore të Operacioneve të Shtabit të Përgjithshëm.
17 dhjetor 2024, Gjenerallejtënant Igor Kirillov, i cili ishte shefi i trupave të mbrojtjes bërthamore, biologjike dhe kimike të Rusisë, vritet jashtë një pallati apartamentesh në Moskë së bashku me asistentin e tij kur shpërthen një bombë e fshehur në një skuter elektrik.
13 nëntor 2024, një bombë e vendosur nën një makinë vret një ushtar rus në Sevastopol në Krimenë e aneksuar nga Rusia. Një burim sigurie ukrainas e identifikon atë si Valery Trankovsky, një kapiten detar rus të cilin Kievi e akuzoi për krime lufte për urdhërimin e sulmeve me raketa ndaj objektivave civile.
4 tetor 2024, Andrei Korotkiy, një punonjës në centralin bërthamor Zaporizhzhia të kontrolluar nga Rusia në jug të Ukrainës, vritet në një sulm me bombë në makinë. Inteligjenca ushtarake ukrainase e quan atë bashkëpunëtor dhe kriminel lufte.
6 dhjetor 2023, Illia Kyva, një ish-ligjvënës ukrainas i konsideruar nga Kievi si tradhtar, është qëlluar për vdekje pranë Moskës.
11 korrik 2023, oficeri ushtarak rus Stanislav Rzhitsky, i cili kishte komanduar një nëndetëse në Detin e Zi dhe ishte në një listë të zezë ukrainase të kriminelëve të dyshuar të luftës, është qëlluar për vdekje ndërsa ishte duke vrapuar në mëngjes në qytetin jugor të Krasnodarit.
2 Prill 2023, Vladen Tatarsky, një bloger ushtarak rus pro-luftës, vritet nga një bombë e fshehur në një statujë që i ishte dhuruar nga një grua në një kafene në Shën Petersburg.
20 gusht 2022, Darya Dugina, vajza e një figure nacionaliste pro-luftës, vritet nga një bombë në makinë në rajonin e Moskës.








