Jusuf Buxhovi, historian dhe njëri nga themeluesit e LDK-së, ka publikuar një fragment nga libri i i tij “Kthesa Historike 1 – Vitet e Gjermanisë dhe Epoka e LDK-së”, në të cilin ka treguar hapat drejt themelimit të LDK-së më 1989.
Sipas Buxhovit, takimet zhvilloheshin në Elida, një ëmbëltore atëbotë e frekuentuar nga intelektualët e kohës.
Buxhovi përmend disa emra si bërthama e themeluesve të LDK-së, duke shtuar edhe mënyrën se si Ibrahim Rugova, atëkohë kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve, e hodhi nënshkrimin e tij në listën e themeluesve.








