Vëllai i heroit kombëtar, Salih Çekut, Musa Çeku nga Deçani, i ka dhënë përkrahje të fuqishme dhe mbështetje publike kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fadil Geci, me numrin 33 në listën zgjedhore.
Ai theksoi se kjo përkrahje vjen nga besimi në angazhimin e Fadil Gecit për vlerat kombëtare, drejtësinë dhe përfaqësimin dinjitoz të qytetarëve në Kuvendin e Kosovës.









