Kandidati për deputet nga PDK-ja, Abelard Tahiri, ka deklaruar se Kosova ka nevojë urgjente për një drejtim të ri ekonomik dhe për shpresë reale për qytetarët e saj.
Sipas Tahirit, Bedri Hamza përfaqëson vizionin e duhur për zhvillimin ekonomik të vendit, duke u fokusuar në fuqizimin e bizneseve, hapjen e vendeve të reja të punës dhe rritjen e pagave për qytetarët.
“Kosova ka nevojë për një drejtim të ri ekonomik dhe për shpresë reale për qytetarët e saj. Bedri Hamza është emri për zhvillimin e bizneseve, vende të reja pune dhe paga më të larta. 130 është numri”, ka theksuar Tahiri.
Ai shtoi se Partia Demokratike e Kosovës mbetet e përkushtuar për politika të qëndrueshme ekonomike dhe përmirësim të mirëqenies së qytetarëve, duke ftuar elektoratin të mbështesë programin zhvillimor të partisë.








