Mikëpritja dhe bujaria, si virtyte të çmuara shqiptare, u dëshmuan edhe sonte përmes pritjes së ngrohtë dhe mbështetjes së sinqertë të familjes së madhe Ahmeti për kandidaten për deputete nga radhët e PDK-së, Melihate Basholli.
Gjatë këtij takimi miqësor, u theksua rëndësia e unitetit, besimit dhe përkrahjes qytetare në rrugëtimin drejt përfaqësimit dinjitoz në Kuvendin e Kosovës.
Melihate Basholli shprehu mirënjohjen e saj të thellë për mikpritjen dhe mbështetjen e dhënë, duke e cilësuar këtë përkrahje si motiv shtesë për angazhim edhe më të madh në shërbim të qytetarëve.








