spot_img
spot_img
Saturday, December 20, 2025
spot_img
spot_img

Kryeministri i Bahamas pas njohjes: Ky është fillimi i një marrëdhënieje që synojmë ta forcojmë

Bahamas është bërë shteti i 121-të që e njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.

Lajmi është bërë i ditur të premten nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila e ka cilësuar këtë njohje si një vendim historik për vendin.

Me këtë rast, kryeministri i Bahamas, Philip Davis, ka mbajtur një konferencë për media së bashku me presidenten Osmani, ku ka theksuar rëndësinë e këtij hapi dhe perspektivën e bashkëpunimit mes dy shteteve.

Sipas Davis, njohja e Kosovës përbën fillimin e një raporti që synojnë ta fuqizojnë në vazhdimësi.

‘‘Rëndësia e këtij momenti dëshmohet nga fakti që ju, si Presidente e Kosovës, e keni parë të arsyeshme të na nderoni me praninë tuaj për të nënshkruar dokumentin e njohjes këtu në Bahamas. Kjo ka një domethënie të veçantë për ne, që ju keni ndarë kohë nga orari juaj i ngarkuar për të udhëtuar në Bahamas dhe për ta çuar deri në fund këtë proces. Nuk ka dyshim se ky është fillimi i një marrëdhënieje që ne do të synojmë ta forcojmë vazhdimisht. Ka shumë aspekte bashkëpunimi që do t’i ndjekim, veçanërisht në një botë ku ka kaq shumë sfida gjeopolitike që na prekin të gjithëve, e sidomos duke pasur parasysh të gjitha sfidat që Kosova ka kaluar ndër shekuj, nëse mund të shprehem kështu’’, ka deklaruar kryeministri i Bahamas.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit