Serwer: Uashingtoni t’i japë fund përkëdheljes së Serbisë

Të premten, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq njoftoi masat me të cilat synon të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës.

Ai nuk është më i kënaqur me refuzimin e njohjes së Kosovës, por dëshiron të marrë të paktën një pjesë të saj. Ndërkohë, ambasada amerikane në Beograd vazhdon të shprehë besimin se ajo po e çon Serbinë drejt Perëndimit.

Kështu shkruan profesori amerikan i John Hopkins, Danier Serwer, i cili në analizën e tij të fundit thotë se përkëdhelja e Serbisë nuk funksionon dhe as ndëshkimi i Kosovës nuk funksionon.

Uashingtoni duhet të rivendosë politikën e tij për Ballkanin në drejtime më koherente, thotë Serwer, i cili ka radhitur në disa pika se si mendon që kjo rivendosje e politikës duhet të bëhet:

Ai [Uashingtoni] duhet të mbështesë përpjekjet e Prishtinës për të qeverisur në mënyrë të barabartë në veri të Kosovës dhe të ndihmojë në planifikimin e lëvizjeve të ardhshme në atë drejtim.

Duhet t’i japë fund përkëdheljes së Serbisë, të kritikojë publikisht synimet irredentiste dhe antidemokratike të Vuçiqit dhe t’i jepet fund grumbullimit të lavdërimeve dhe parave për Beogradin.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit