spot_img
spot_img
Friday, December 19, 2025
spot_img
spot_img

Mihrije Braha ‘çmend’ rrjetin mbath çorapet me fytyrën e Labit

Banori i Big Brother VIP Kosova, Labinot Haxhiu, këtë javë gjendet në nominim, dhe sigurisht duke qenë banori më i ri, ekziston rreziku për qëndrimin e tij në shtëpinë më të famshme në Kosovë.

Megjithatë, mbështetja nga jashtë nuk i ka munguar, dhe këtë herë vjen nga një personazh shumë i dashur për të.

Këngëtarja e njohur, Mihrije Braha, e cila është cilësuar nga vetë Labi si idoli i tij i fëmijërisë, ka vendosur t’i dalë në krah në këtë moment të lojës së tij në BBVK.

Përmes një videoje në rrjetet sociale, ajo ka bërë thirrje të hapur drejtuar ndjekësve të saj që ta votojnë Labin, me qëllim që ai të vazhdojë rrugëtimin e tij brenda garës.

Ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve është mënyra origjinale e mbështetjes. Mihrija ka treguar se ka mbathur çorapë me foton e Labit, duke i kthyer kështu “nderin” banorit.

Kujtojmë se Labi, që nga hyrja e tij në BBVK, ka treguar me krenari se mban çorapë me fytyrën e Mihrije Brahës, si shenjë adhurimi për artisten.

@mihrijebrahaofficial1 Voto Labinotin . @Labinot #bigbrothervipkosova ♬ original sound – ARMEND 🇦🇱💯🇦🇱 SHALA

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit