spot_img
Thursday, December 18, 2025
spot_img

“Të futem apo jo?”, Atilla Kardesh provokon me rikthim në Big Brother

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 3, Atilla Kardesh, ka rikthyer sërish vëmendjen e opinionit publik, duke nxitur reagime të shumta në rrjete sociale dhe duke hapur spekulime për një rikthim të mundshëm në format.

Në një video të publikuar së fundmi në TikTok, Atilla shihet brenda ambienteve të Klan Kosovës, konkretisht në korridoret që çojnë drejt shtëpisë së Big Brother-it. Me një buzëqeshje ironike dhe ton provokues, ai u drejtohet ndjekësve me fjalët:
“Çka po thoni ju, a me hi a mos me hi?”
Deklarata u përhap me shpejtësi në rrjet dhe u interpretua nga shumë ndjekës si një paralajmërim për rikthim në shtëpinë më të famshme në Kosovë.

Kjo lëvizje vjen në një moment delikat për figurën e tij publike. Përveç historisë së bujshme me ish-bashkëshorten nga edicioni i kaluar, emri i Atillës është përmendur sërish në media gjatë muajve të fundit, ku është raportuar se ndaj tij ka pasur fletarrestim aktiv, çështje që ka shtuar polemikat rreth çdo angazhimi të tij publik.

Rikthimi i mundshëm i Kardeshit risjell në vëmendje edhe një nga skandalet më të mëdha të sezonit të kaluar të Big Brother VIP Kosova. Atilla kishte hyrë në shtëpi në një kohë kur brenda ndodhej ish-bashkëshortja e tij, Drenusha Latifi, e cila më herët e kishte denoncuar atë për dhunë. Prania e tij në shtëpi shkaktoi reagime të forta nga publiku, organizatat e shoqërisë civile dhe mediat.

Si pasojë e presionit publik dhe kritikave të shumta, Atilla u largua nga formati pas vetëm 48 orësh qëndrimi. Ngjarja pati pasoja edhe për transmetuesin, pasi Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) gjobiti Klan Kosovën me 30 mijë euro, një prej gjobave më të larta të vendosura ndonjëherë, për promovimin e individëve me precedentë dhune dhe për cenimin e interesit publik.

Deri tani, nga produksioni i Big Brother VIP Kosova nuk ka asnjë konfirmim zyrtar në lidhje me një rikthim të Atilla Kardesh në shtëpi. Megjithatë, videoja e publikuar prej tij ka mjaftuar për të rihapur debatet dhe për të ndarë opinionin publik.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit