spot_img
Thursday, December 18, 2025
spot_img

Trump kërcënon Putin, nëse refuzon marrëveshjen e paqes në Ukrainë do të…

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përgatisin një raund të ri sanksionesh ndaj sektorit të energjisë së Rusisë për të rritur presionin mbi Moskën nëse Vladimir Putin refuzon një marrëveshje paqeje me Ukrainën, raporton Bloomberg.

SHBA-të po shqyrtojnë mundësi të tilla si sanksionet ndaj anijeve në të ashtuquajturën “flotë hije” të cisternave të Rusisë që përdoren për të transportuar naftën e Moskës, si dhe tregtarëve që lehtësojnë transaksionet. Sipas medias, masat e reja mund të shpallen që këtë javë.

Sekretari i Thesarit, Scott Bessent, e diskutoi këtë veprim kur u takua me një grup ambasadorësh evropianë në fillim të kësaj jave.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i pyetur për këtë raport, tha se nuk e ka lexuar, ndërsa shtoi se “Sanksionet po dëmtojnë përpjekjet për të përmirësuar marrëdhëniet”.

Në të njëjtën kohë, ai tha se qëndrimi i Rusisë për vendosjen e çdo trupe evropiane në Ukrainë si pjesë e një marrëveshjeje të mundshme paqeje të ndërmjetësuar nga SHBA-ja është i njohur gjerësisht, por se “çështja mund të diskutohet”.

Gazeta New York Times raportoi se sipas propozimeve aktuale të SHBA-së, Ukraina do të merrte garanci sigurie nga Perëndimi dhe se një forcë ushtarake e udhëhequr nga Evropa do ta ndihmonte Ukrainën duke vepruar në Ukrainën perëndimore larg vijave të frontit.

“Qëndrimi ynë ndaj forcave ushtarake evropiane në Ukrainë është i qartë dhe konsistent. Është e ditur, është absolutisht konsistente dhe e kuptueshme. Por përsëri, kjo është një çështje për diskutim”, shtoi Peskov.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit