Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Rrahman Rama, ka njoftuar se nesër do të mbahet një tubim me qytetarët e Vushtrrisë, ku do të prezantohet platforma e tij për qeverisje.
Përmes një postimi publik, Rama ka ftuar qytetarët që të mblidhen në Palestrën Sportive “Jeton Terrstena – Tota”, duke theksuar rëndësinë e bashkimit dhe përkrahjes qytetare në këtë fazë të fushatës zgjedhore.
Ai ka falënderuar vushtrriasit për mbështetjen e vazhdueshme, duke i ftuar që të jenë pjesë e prezantimit të ideve dhe projekteve që, sipas tij, synojnë zhvillimin dhe qeverisjen e mirë.






